Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, njoftoi se aktualisht, opozita i ka 49 nënshkrime për mocionin e rrëzimit të Qeverisë Kurti dhe se u duhen edhe 12 nënshkrime.
Megjithatë, Tahiri njoftoi se nuk duan ta rrëzojnë qeverinë me votat e Listës Serbe.
“Si AAK, ne kemi menduar se mocioni është një zgjidhje e mirë, dhe po të kishim pasur 42 nënshkrime, por mendoj që sot derisa po flasim ne, janë 49 nënshkrime, duhen vetëm edhe 12 nënshkrime pa Listën Serbe. Ne kemi qëndrim që nuk duam ta rrëzojmë në asnjë moment qeverinë me Listën Serbe”, u shpreh Tahiri në emisionin “Info Magazine”, të Klankosovës, transmeton Fol Drejt.
“Ne i kemi 49 nënshkrime. Sikur ta kishim të nënshkruar, si mekanizëm do t’i ndihmonte më shumë korrigjimit të qeverisë, pasi Albin Kurti nuk jep dorëheqje”, shtoi tutje Tahiri.