Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka folur pas mbledhjes së kryesisë, duke bërë me dije se në shtator planifikojnë rrëzimin e qeverisë aktuale.
Tahiri ka ftuar partitë opozitare që ta përkrahin mocionin e nisur nga AAK-ja, teksa ka vlerësuar se qeveria aktuale sipas tij e meriton të shkojë në shtëpi.
“Kjo qeveri meriton të shkojë në shtëpi. Ne si opozitë duhet të përmblidhemi, ta shtyjmë mocionin tonë përpara. Ka një dakordim edhe një kuptim edhe nga partitë opozitare. Në seancën që fillon në shtator, duhet ta nisim me rrëzimin, respektivisht shkarkimin e kësaj qeverie”, ka thënë Tahiri.
“Kam pasur diskutim me shefat e grupeve parlamentare. Ka gatishmëri. Edhe deputetët individual e kanë konfirmuar përkrahjen e mocionit. Rrëzimi nuk do të bëhet Listën Serbe, por me deputetët shqiptarë dhe të pakicave”, ka shtuar ai më tej, duke theksuar se rrëzimi do të bëhet me deputetë shqiptarë./FolDrejt/