Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, reagoi pas rritjes së tatimit në pronë, vendim ky që ka rritur pakënaqësitë ndaj qeverisë, shkruan Fol Drejt.
Tahiri tha se në kohën kur qytetarët që po ballafaqohen me varfëri e rrethana të rënduara për shkak të inflacionit, Qeveria e Albin Kurtit ua rritë tatimin në pronë.
“Zgjidhje ideale për një qeveri të papërgjegjshme. Pra, ku është vështirë, ta bëjmë edhe pak më të vështirë. Kështu me gjasë do rriten të hyrat e shtetit, paralelisht me përshpejtimin e zbrazjes së Kosovës. Ju lumtë!”, shkroi Tahiri në Facebook. /FolDrejt/