Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri Kurti ka dashur “t’ia vë flakën” Kosovës, për marrëveshjet e nënshkruara nga kryeministri i kaluar.
“Ky ka dashtë me e kallë Kosovën, shihjani postimet që i ka pasur për këto dy marrëveshjet kur i ka bërë kryeministri tjetër që ka qenë në detyrë. Ndryshimi dhe ikja nga të gjitha kauzat e tij për të ardhur në pushtet, për mua është elementi më i çuditshëm, dhe për këtë ai nuk duhet të mburret”, ka thënë Tahiri në Info Magazinë.
Ai tha se AAK-ja e ka mbështetur Vetëvendosjen në dialog për referendumin dhe zgjedhjet lokale, por, sipas tij, ai duhet të fokusohet në qeverisjen e brendshme, pasi, siç thotë ai, kjo nuk ekziston.
“Për që evoluon ai duhet t’ia thotë votuesve të vet, ne e kemi ditur me kohë, sa i përket dialogut Albin Kurti i ka pasur dy mbështetje të fuqishme nga AAK, për referendum dhe për zgjedhjet lokale dhe do ta ketë edhe shih për marrëveshjen e energjisë fare e kemi pasur ne e fare e ka pasur VV-ja, ne e mbështesin Kurtin në këtë temë, por ndryshe ai duhet të fokusohet në qeverisje të brendshme, këtu gjithçka ka veç qeverisje, ekzekutiv nuk ka. Asnjë investim kapital nuk ka nëpër komuna”, ka shtuar ai.
Tahiri foli edhe për grevën e SBAShK-ut, ku e kritikoi qeverinë për mosbashkëpunim me këtë sindikatë.
Sipas tij, fëmijët po mbesin në shtëpi, vetëm për mosshtim të 50 eurove për mësimdhënësit.
A don me ckep pare prej buxhetit të Kosovës mbi këtë formë, apo do që ta rregullojë sistemin. Njerëzit kanë votuar për një ndryshim, për ta rregulluar sistemin. Sistemi jo që nuk po rregullohet por është duke u devalvuar.
“Për 50 euro më shumë, sot nuk janë fëmijët në shkollë. A është këtu qëllimi ta përçajë sindikatën e bashkuar, në këtë rast grevistët, apo është qëllimi përtej në planifikim”, ka thënë ai.
AI tha se këtu Kurti po lufton kundër Jasharajt.
“Nëse e bëjmë një kalkulim të tillë,që dy javë të mos i kemi fëmijët në shkollë për një shkurtpamësi dhe një ego, sepse këtu ka të bëjë që a po fitoj unë apo Rrahmani… Nuk është tema këtu, tema është që fëmijët janë në shtëpi, ata që i kanë fëmijët në shkolla publike e çerdhe”, ka shtuar ai.
Sipas tij, qëllimi është për ta përçarë grevën e jo të bëjë zgjidhje./klankosova.tv/