Deputeti nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ka konsideruar se më së miri është të merret për bazë koeficienti prej 129 eurosh për Projektligjin për Pagat.
Tahiri njëkohësisht ka theksuar se nuk është bërë e ditur vlera monetare e koeficientit për këtë Projektligj.
“Dikush duhet të dalë dhe të thotë se koeficienti minimal është 121 euro, nëse është kaq llogaritet rritje serioze. Sipas meje, më së miri është të merret për bazë koeficienti me 129 euro”, ka thënë Tahiri./FolDrejt/