Abelard Tahiri e ka quajtur shef të ministres Artane Rizvanolli, drejtorin e Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, shkruan Fol Drejt.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, ku po diskutohet për zhvillimet e fundit në KEK, përkatësisht për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka deklaruar se ai ishte personi kyç në LVV.
“Për pesë muaj KEK ka nënshkruar në vlerë të 72 milionë eurove 30 kontrata njëburimore. Besoj me plot të drejtë është në paraburgim dhe Mimoza normal që e ka shqetësim të madh sepse e njëjta po ashtu ka mujt me qenë në kaluarën sepse është ndjek politik nga ish-drejtori i bordit që në atë kohë ka qenë si ekspert në Prokurorinë Speciale, e ka shqetësim kur e sheh këtë njeri në krye të bordit të KEK-ut”, tha Tahiri.
Ai shtoi se nëse i shohim këto kontrata e sheh abuzimin e madh të cilin e ka kryer drejtori i KEK-ut Nagip Krasniqi. Sipas Tahirit, dëmi që ka shkaktuar në pesë muajt e fundit me këto kontrata është 72 milionë euro. /FolDrejt/