“Si mund të kryhen ‘krime të luftës’ pasi që lufta të ketë marrë fund?’, ka pyetur Tahiri.
Deputeti tha se përpjekja e Qeverisë Kurti për t’i hetuar krimet e luftës deri në fund të vitit 2000, i shkon përshtati atyre që kanë kryer gjenocid në Kosovë.
“Serbia ka kryer krime lufte e gjenocid në Kosovë deri në qershor të vitit 1999. Hulumtimi i krimeve të luftës duhet të vazhdojë e të institucionalizohet. Por përpjekja e Qeverisë së Albin Kurtit, për ta bërë një ligj që synon të hetojë e hulumtojë “krimet” që ndërlidhen me luftën deri me datën 31 dhjetor, 2000, është përpjekje që i shkon përshtat pikërisht atyre që janë përgjegjës për gjenocidin në Kosovë”, u shpreh Tahiri, transmeton Klankosova.tv.
“31 dhjetori i 2000-tës, është epitomë e Serbisë që përpiqet t’ia ndërrojë kahjen historisë dhe të gjejë amnisti për gjenocidin e kryer. Ne do ta kundërshtojmë me çdo mjet politik tjetërsimin e historisë përmes ligjeve të dëmshme, antihistorike e antikombëtare”, përfundoi Tahiri.
Kritikat e njëjta Tahiri i bëri edhe dje në seancën plenare ku u miratua në lexim të parë ky projektligj, ku edhe eskaloi në ofendime debati mes Tahirit e Kurtit, me këtë të fundit që e quajti Tahirin “deputeti me shurdhues”.