Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se të gjitha veprimet e Qeverisë Kurti tregojnë se ajo është shkëputur nga realiteti në Kosovë.
“Kjo qeveri erdhi në pushtet përmes thirrjeve e narrativeve emocionale e humane. Çudia dhe ironia më e madhe që shohim është se të gjitha veprimet e saj, tregojnë se kjo qeveri tanimë është shkëputur nga realiteti!”.
Tahiri tha se “Qeveria duke i ikur komunikimit me sindikalistët ka zgjedhur t’i lë fëmijët jashtë shkollave”.
“T’i injorosh kërkesat legjitime të cilitdo grup shoqëror, në këtë rast të sindikalistëve të arsimit, duhet të jesh indiferent, përjashtues dhe arbitrar. Qeveria duke i ikur komunikimit, ka zgjedhur qëndrimin në izolim, të cilin po e pësojnë fëmijët tanë që një javë, në vend se të jenë në banka shkollore”, ka shkruar ai në Facebook, ku ka bashkangjitur një foto para shkollës së djemve të tij.