Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri gjatë fjalimit të tij në Kuvend tha se qeveria duhet t’i kushtojë rëndësi neneve të marrëveshjes që kanë dykuptimësi, në veçanti nenit 7 dhe 10 të marrëveshjes, raporton Fol Drejt.
Tahiri i cilësoi këto dy nene si problematike dhe të cilave duhet t’iu kushtohet rëndësi e veçantë.
Tutje, Tahiri theksoi se negociatat e pandërprera po e dëmtojnë Kosovën, duke e penguar në çdo aspekt zhvillimin e saj
Ai shtoi se AAK përkrah marrëveshjen, por që kanë rezerva ndaj veprimeve të radhës nga ana e Kurtit. /FolDrejt/