Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka reaguar pas pezullimit nga detyra të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri u shpreh se ky suspendim është efekt i thirrjes së seancës së nesërme, por sipas Tahirit suspendimi i Krasniqit si hap shfajësues për qeverinë e kryeministrit Kurti është i pamjaftueshëm.
“Sot u pa efekti i thirrjes së seancës së nesërme, por suspendimi i Nagip Krasniqit si hap shfajësues për qeverinë e Albin Kurtit është i pamjaftueshëm. Përveç përgjegjësisë ligjore, për aferat kurruptive me para të taksapaguesve, duhet shkarkim dhe jo vetëm i tij, por i të gjithë Bordit që ka bashkëpunuar e është përfshirë me të në këtë ndërmarrësi kriminale e korruptive.”, është shprehur Tahiri./FolDrejt/