Besnik Tahiri, posa ka mbërritur në parlament ka filluar të vendos pankarta me mbishkrimin “Ku është ligji i pagave”, ne foltoren e kuvendit dhe ulëset e qeveritarëve.
Pasi i vendosi, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e pyeti se ku është inspiruar që ta bënte këtë, transmeton Fol Drejt.
Ndërkohë, kur Tahiri mori fjalën, ai sërish pyeti se ku është ligji i pagave, duke përmendur një citat të Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili kishte thënë se ligji për pagat do të procedohej në Kuvend deri më 31 mars./FolDrejt/