Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani ka thënë se një sistem i mbrojtjes ajrore italiano-franceze SAMP/T do të vendoset në Ukrainë brenda dy muajve të ardhshëm, shkruan Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
Sipas Rai News, Tajani tha se mburoja e raketave kundërajrore “për të mbrojtur Kievin dhe zona të tjera strategjike do të jetë operacionale në Ukrainë brenda shtatë deri në tetë javët e ardhshme”.
Në të njëjtën kohë, ministri i jashtëm italian theksoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të përpiqet të mbrojë pavarësinë e Ukrainës dhe të “punojë për paqen”.
Më herët U raportua se Italia, së bashku me Francën, do t’i siguronin Ukrainës sistemet e mbrojtjes ajrore SAMP/T të aftë për të goditur avionët në një distancë deri në 100 kilometra dhe raketa në një distancë deri në 25 km.
Të dy vendet ranë dakord gjithashtu të blejnë 700 raketa kundërajrore Aster-30 me vlerë rreth 2 miliardë euro për sistemin SAMP/T, të cilat do të transferohen në Ukrainë. /FolDrejt/