Të paktën 14 persona kanë humbur jetën gjatë fundjavës në qytetin lindor të Kinës Shulan për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga tajfuni Doksuri.
Kjo e çoi numrin e përgjithshëm të viktimave në Kinë në 20, raporton Reuters.
Tre zyrtarë, përfshirë nënkryetarin e bashkisë së qytetit, ishin në mesin e të vdekurve në Shulan, raportoi media shtetërore.