Gjashtë persona, përfshirë katër fëmijë, u vranë të hënën kur erërat e stuhishme rrëzuan çatinë metalike të një shkolle fillore në veri të Tajlandës.
Zyrtarët njoftuan se 18 persona u shtruan në spital, raporton Associated Press.
Siç kanë thënë ata, kanë mbetur të vrarë një prind, një pastruese e shkollës dhe katër fëmijë, transmeton Fol Drejt.