Tetë persona u vranë kur një tren mallrash goditi një kamionçinë që po kalonte shinat hekurudhore në një provincë lindore të Tajlandës herët në mëngjesin e së premtes, thanë autoritetet, raporton AP.
Aksidenti në orën 2:20 të mëngjesit (19:20 GMT) gjithashtu plagosi katër persona në rrethin Muang të provincës Chachoengsao, sipas Hekurudhave Shtetërore të Tajlandës.
Shoferi 54-vjeçar, Wichai Yulek, u tha autoriteteve se pa trenin që po afrohej dhe dëgjoi një bori paralajmëruese. Ai ngadalësoi, por pasagjerët në automjet e kërkuan që të vazhdonte. Kur e kuptoi se kamioni po shkonte drejt një përplasjeje, ai nuk mundi të ndalonte në kohë, tha agjencia hekurudhore.