Tajvani tha sot se kishte bindur me sukses Kinën që të ndryshonte në mënyrë drastike planin e saj për të mbyllur hapësirën ajrore në veri të ishullit, duke parandaluar ndërprerjet e udhëtimeve në një kohë tensioni të lartë në rajon për ushtrimet ushtarake kineze.
Kina nuk ka komentuar për zonën e ndalim-fluturimit, por Koreja e Jugut, e cila gjithashtu është në dijeni të planeve, tha se vendimi u mor për shkak të objekteve që binin nga një mjet lëshues satelitor, raportoi Reuters.
Pekini fillimisht njoftoi Taipein se do të vendoste një zonë ndalim-fluturimi nga 16 deri më 18 prill, por Ministria e Transportit e Tajvanit tha më vonë se ndalimi do të reduktohej në vetëm 27 minuta të dielën në mëngjes./FolDrejt/