Tajvani dënoi sot manovrat e fundit ushtarake kineze pranë ishullit dhe Ministria e Mbrojtjes thotë se ka regjistruar 57 avionë luftarakë kinezë që morën pjesë në stërvitje.
Komanda Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës tha se forcat e saj zhvilluan një stërvitje për të testuar “gatishmërinë ushtarake në kushte aktuale luftarake” në det dhe hapësirën ajrore rreth Tajvanit, duke u fokusuar në sulmet tokësore dhe detare, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë nga ushtria kineze thuhej se qëllimi i manovrës ishte të testonte aftësinë e përbashkët luftarake për të kundërshtuar me vendosmëri veprimet provokuese të fuqive të huaja dhe forcave separatiste për pavarësinë e Tajvanit./FolDrejt/