Ministri i Mbrojtjes i Tajvanit Chiu Kuo-cheng paralajmëroi sot se Taipei duhet të jetë në gatishmëri këtë vit për shkak të mundësisë së asaj që ai tha ishte një “hyrje e papritur” e ushtrisë kineze në një zonë afër territorit të ishullit.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të parlamentit, Chiu tha se Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës (PLA) mund të gjejë justifikime për të hyrë në zonat afër Tajvanit, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.
Pekini po bën përgatitje të tilla, tha Chiu./FolDrejt/