Presidentja e Tajvanit Tsai Ing-wen tha sot, gjatë një vizite në një bazë ushtarake në jug të vendit, se mbrojtja e demokracisë me forcat e armatosura përfaqëson, siç tha ajo, një “mision të madh”.
Tsai vizitoi një bazë ushtarake në Tajvanin jugor dhe vëzhgoi trajnimin e inxhinierëve ushtarakë në ngritjen e barrierave antitank dhe praktikimin e arteve marciale./FolDrejt/