Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit njoftoi se që nga mbrëmë e deri sot në mëngjes përreth ishullit janë identifikuar 20 mjete ajrore dhe katër anije luftarake të Kinës.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se 15 nga 20 mjetet ajrore kanë fluturuar në hapësirën që Tajvani e ka shpallur si “Zona e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore (ADIZ)”, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Po ashtu thuhet se pesë avionë luftarakë “J-16”, pesë avionë bombardues “H-6”, avion të patrullimit detar “Y-8 ASW”, të paralajmërimit të hershëm “Y-8 EW”, zbulues “Y-8 RECCE”, si dhe dronët ushtarak me armë “WZ-7” dhe pa armë “BKZ-005” fluturuan në pjesën jugperëndimore dhe juglindore të ADIZ.
Që nga vizita e ish-kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, në Tajvan në gusht 2022, Kina rriti patrullimet e saj të avionëve dhe anijeve përreth Tajvanit dhe i bëri të rregullta fluturimet e saj që kalojnë vijën e mesme, që ndan ADIZ dhe ngushticën e Tajvanit.
Tajvani për të cilin Kina mbron idenë e saj se është pjesë e territorit të saj, ka pavarësi de facto që nga viti 1949 kur u themelua Republika Popullore e Kinës. Ndarja që u paraqit pas luftës civile mes tokës kryesore të Kinës dhe Tajvanit vazhdon ende.
Qeveria e Pekinit, duke theksuar parimin e “Një Kine”, kundërshton vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të pavarura nga Tajvani me vendet e botës, përfaqësimin e tij në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare si dhe vendos kusht që vendet që e njohin atë të ndërpresin marrëdhëniet diplomatike me Tajvanin./FolDrejt/