Një tërmet i fuqishëm prej 6,2 ballë sipas Rihterit ka goditur sot Tajvanin, duke lëkundur ndërtesat në kryeqytetin Taipei dhe pjesën më të madhe të pjesës veriore të ishullit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Aktualisht nuk raportohet për dëme të rënda materiale apo të lënduar.
Enti gjeologjik amerikan njoftoi se tërmeti kishte magnitudë prej 6,2 ballë sipas Rihterit me epiqendër në një thellësi prej 28,7 kilometra, në lindje të qytetit Hualien.
Në Taipei tërmeti shkaktoi lëkundje të ndërtesave, ndërsa objektet binin nga dollapët si dhe pikturat e pasqyrat nga muret.
Enti gjeologjik amerikan theksoi se humbjet ekonomike priten të jenë të vogla pavarësisht tërmetit të fortë.