Një avion luftarak tajvanez Mirage 2000 u rrëzua në det në brigjet juglindore të ishullit këtë të hënë, pas problemeve teknike.
Megjithatë raportohet se piloti u shpëtua, konfirmojnë forcat ajrore. Kjo është humbja e dytë e një avioni luftarak brenda një periudhe tre mujore, shkruan Reuters transmeton Fol Drejt.
Forcat ajrore thanë se avioni i ndërtuar në Francë u ngrit pas orës 10:00, me kohë të Tajvanit, në një mision stërvitor, nga baza ajrore Chihhang në Taitung. Pas ngritjes piloti raportoi se i duhej të kthehej pas një problemi mekanik. Ai u hodh mbi det në jug të bazës ajrore, për t’u shpëtuar i sigurt dhe në gjendje të mirë me helikopter./FolDrejt/