Ashtu siç raportuam më herët, takimi i Kryeministrit Albin Kurti me krerët e sindikatave, ka rezultuar i dështuar, shkruan Fol Drejt.
Kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj, pas përfundimit të takimit me krerët e Qeverisë së Kosovës, konkretisht me kryeministrin, Albin Kurti deklaroi pas takimit se asgjë e re nuk është arritur edhe pas takimit:
”Asgjë e re nuk ndodhi. Asnjë lëvizje e re nga kalimi i kësaj situate. E lutëm shumë kryeministrin Kurti, ministrin Murati dhe ministren Nagavci, që ata të ofrojnë një lëvizje të re. Kjo lëvizje e re nuk ndodhi”.
Sipas sindikalistëve, Kurti dhe kabineti i tij u arsyetuan me gjuhën e zakonshme, se: “dimri do të jetë i vështirë dhe e kemi pakon”.
Sipas tyre greva mbetet të vazhdohet./FolDrejt/