Kosova ka hedhur hapin e parë drejt de-eskalimit të situatës në veri.
Më 10 korrik, zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi dhe emisari special i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, zhvilluan një takim në Bratisllavë ku janë dakorduar rreth katër pikave që do të zbatohen ditëve në vazhdim.
Lidhur me këtë është deklaruar një zëdhënëse e Bashkimit Evropian.
Në një përgjigje për Klankosova.tv thuhet se Bislimi dhe Lajçak ranë dakord rreth aty pikave.
Ajo tha se duhet të i zbatojnë marrëveshjet e dialogut, sipas deklaratës së 27 vendeve anëtare të BE-së të datës 3 qershor.
Tutje ajo njoftoi se javën tjetër i dërguar i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, javën tjetër i pret në takim kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.
“Me shpresën që palët të bien dakord për hapat e ardhshëm që mundësojnë zbatimin e plotë të Marrëveshjes të fillojë pa vonesë të mëtejshme”, tha ajo për Klankosova.tv, transmeton Fol Drejt.