Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të mbajë një takim urgjent me komadantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, transmeton Fol Drejt.
Ky takim vjen pas raportimeve se serbët po bartin armë në Kosovë tek kishtat ortodokse, duke përdorur autoambulanca.
”Unë sot do ta kem një takim me përfaqësues të NATO-s për këtë gjë. Do të mbledhim informacione. Dhe pas tyre do të japim të dhëna përfundimtare”.
”Brenda kësaj jave duhet të dihet kjo çështje”, ka bërë të ditur kryeministri Kurti./FolDrejt/