Qysh dje është paralajmëruar se Josep Borrell, do t’i takoj sot veç e veç Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, si dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Fol Drejt.
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian takimet e ndara me Kurtin dhe Vuçiqin do t’i zhvilloj në Paris ku është duke u mbajtur Forumi për Paqe.
“Për të vazhduar përpjekjet e BE-së për të ndihmuar Serbinë dhe Kosovën në de-përshkallëzimin, zbutjen e tensioneve aktuale dhe avancimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, Josep Borrell do të takoj nesër në Paris, në takime të ndara kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar Peter Stano, zëdhënës i BE-së.
Kryeministri Kurti ndodhet në Paris ku po merr pjesë në Forumin për Paqe. Ai bashkë me Presidenten Vjosa Osmani, janë ftuar nga Presidenti i Francës Emanuel Macron./FolDrejt/