Presidenti rus Vladimir Putin tha sot pas një takimi me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan në Soçi se Rusia do t’i kthehet marrëveshjes së grurit sapo të përmbushen premtimet e bëra ndaj saj.
Putin tha në një konferencë për shtyp se tërheqja e Moskës nga marrëveshja e grurit nuk kishte ndikim në tregun botëror, se çmimet po bien dhe se nuk ka mungesë të ushqimit, raporton RIA Novosti.
Ai shtoi se ka probleme me shpërndarjen e drejtë të grurit, por se nuk ka të bëjë me marrëveshjen.