Takimi i Ministrave të Jashtëm të G20 në Indi filloi me një minutë heshtje për viktimat në Türkiye dhe Siri nga tërmetet me qendër në Kahramanmaraş që ndodhën më 6 shkurt.
Takimi i zhvilluar në kryeqytetin New Delhi u përurua me fjalën e ministrit të Jashtëm indian Subrahmanyam Jaishankar, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Në takimin e ministrave të Jashtëm të G20-ës, ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, u mbajt një minutë heshtje për ata që humbën jetën nga tërmeti në Türkiye dhe Siri./FolDrejt/