Miroslav Lajçak ka takuar sot presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shkruan Fol Drejt.
Pas takimit, emisari special i Bashkimit Evropian (BE), për çështjen e dialogut Kosovë – Serbi, ka thënë se në takim me presidentin dhe kryenegociatorin Petar Petkoviq, është diskutuar për procesin e dialogut, më konkretisht për rrugët se si duhet zbatuar marrëveshja e fundit.
“Në Beograd u takova me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryenegociatorin Petar Petkoviq për të diskutuar rrugën përpara për zbatimin e Marrëveshjes. Takimi i kryenegociatorëve të hënën e ardhshme është një mundësi e mirë për të rënë dakord për hapat konkretë të ardhshëm”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e tij në Twitter.
Ua kujtojmë që këtyre takimeve në Beograd, iu paraprinë ato me zyrtarë të lartë në Kosovë, të realizuara gjatë ditës së djeshme./FolDrejt/
In Belgrade, I met with @predsednikrs @avucic and Director @PetkovicPetar to discuss the way forward on the implementation of the Agreement. The meeting of Chief negotiators next Monday is a good opportunity to agree on concrete next steps. pic.twitter.com/huoqdnlHpR
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 12, 2023