Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të organizojë sot një takim.
Ajo aty ka ftuar Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut pas rasteve të fundit të dhunës dhe vrasjeve të grave, përcjell Fol Drejt.
Në këtë takim i cili nis në orën 19:00, janë ftuar gjithashtu krerët e institucioneve të Kosovës, institucioneve të drejtësisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Ky takim vjen pas vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë, HamideMagashi, e cila u vra dy ditë më parë nga ish-burri I saj Sokol Halili, para Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë./FolDrejt/