Nëse Lazarev është i saktë kur thotë – unë nuk vendos nëse do të shkoj në betejë nga forca e cila më shoqëron, por nga fakti se sa mund ta mbrojë atë që është e shenjtë, jam i sigurtë se ai vetë sot do të bënte duartrokitje më të gjata se ato në kuvend për të gjithë ata që ia dolën mbanë atje dhe shumë vende të tjera të shenjta për të shkatërruar, shkatërruar dhe fshehur themelet e tyre që asnjë brez të mos i gjejë më.
Nga Boban Bogdanoviq
Nuk ekzistojnë më themelet e lirisë, jetës, drejtësisë, nderit. Ka vetëm një gjë të shenjtë që sot po e mbron shteti dhe satrapët e tij dhe ajo është shenjtëria monetare e tyre. Portofoli.
Nëse Llazari mund të kishte parashikuar të ardhmen në 1389, nuk besoj se do të kishte vendosur kaq lehtë të shkonte në betejë për të gjithë ata që jetonin atëherë dhe veçanërisht jo për të gjithë ne tani.
Ai do ta kuptonte se nuk ia vlente. Ai do të kuptonte se ajo që po na bën sot media propagandistike e regjimit është thuajse e pathyeshme, më e fortë se Perandoria Osmane, ndërkohë që mosmarrëveshja mes nesh sa vjen e rritet dhe dëshira për të urryer fqinjin e parë po bëhet gjithnjë e më e theksuar.
Sidomos nëse fqinji i parë është shqiptar.
Dhe kjo është arsyeja pse ftesa që kam marrë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mes të krizës më të madhe të viteve të fundit në Kosovë, për mua, si politikan i gjeneratës së re dhe një organizatë jo aq e njohur për publikun, ishte një surprizë por edhe një mundësi e shkëlqyer për të parë vetë se çfarë lloj njeriu është ai. Çfarë po bëhet dhe cila është politika që ai mbron pa u verbuar nga mantra standarde e urrejtjes së regjimit.
Kosova dhe institucionet ndërkombëtare në Kosovë monitorojnë me kujdes aktivitetet e organizatave politike serbe që bëjnë përpjekje për të de-përshkallëzuar konfliktin dhe bashkëjetesën e serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë dhe kjo është ajo që së pari të lë përshtypje. Për ta është e rëndësishme se si dhe sa punojmë për çështjet e pajtimit.
Ftesa pasoi një sërë aktivitetesh politike të lëvizjes civile “Odgovor” (Përgjigjja) në Kosovë, kryetar i së cilës jam, dhe pas aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE, si dhe pas konferencës së përbashkët për shtyp që pata me ministrin Nenad Rashiq dhe nënshkrimi i një memorandumi për bashkëpunim politik në mes të GI SPO dhe Odgovor, i cili u pasqyrua gjerësisht në mediat kosovare dhe të huaja.
Biseda jonë zgjati gati dy orë, dhe kjo fatkeqësisht nuk ishte koha e mjaftueshme për shumë tema që diskutuam, duke përfshirë qëndrimin e serbëve në veri të Kosovës, por takimi ishte i një cilësie të lartë me shumë respekt nga të dyja palët me një bisedë të këndshme, pothuajse miqësore dhe reciprokisht me një ton mirëkuptues.
Në disa raste gjatë bisedës sonë kemi përmendur presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe jam befasuar më shumë me respektin me të cilin kryeministri Kurti i drejtohet presidentit Vuçiq, gjë që nuk është rasti me kurorën e Andriqit.
Dihet, pa marrë parasysh se cilat janë pikëpamjet tuaja politike ndaj atyre që udhëheqin vendin tuaj, ju kënaqeni kur një zyrtar i një vendi tjetër që po vizitoni e trajton presidentin e vendit nga ju vini sipas etiketës diplomatike.
Është ky president i Serbisë, i cili është përmendur shumë herë, që mban përgjegjësinë më të madhe për pozitën më shumë se të keqe të serbëve për shkak të mbështetjes evidente ndaj strukturave kriminale nga veriu i Kosovës të udhëhequra nga një klan kriminal.
Kur merret parasysh fakti se Milan Radoiçiq është nënkryetar i Listës Serbe, zyrtarët e së cilës janë të lidhur me korrupsionin dhe krimin, është e qartë se populli serb në veri të Kosovës është peng i këtyre strukturave dhe se procesi i forcimit të komunitetit serb është pothuajse i pamundur në ato kushte.
I thashë kryeministrit se e kuptoj që në këto rrethana është shumë e vështirë të gjesh bashkëbisedues të vërtetë nga komuniteti serb, por nuk i kuptoj disa vendime të kabinetit të tij që prekin më shumë komunitetin serb sesa strukturat kriminale brenda së cilës Lista Serbe vepron.
Si ai ashtu edhe unë konkluduam se përfaqësuesit e organizatave politike opozitare serbe në Kosovë duhet të inkurajohen edhe më tej, në atë mënyrë që individëve dhe anëtarëve t’u garantohet siguria, gjë që fatkeqësisht Oliver Ivanoviq nuk e kishte.
Për kryeministrin Kurti zbardhja e vrasjes së Oliver Ivanoviqit është një çështje shumë e rëndësishme dhe shpreson që porositësi, organizatori dhe ekzekutori të dalin para drejtësisë, por as ai dhe as unë nuk e kuptojmë pse prokuroria serbe ende po kryen hetime preliminare.
Do të ishte mirë edhe për Serbinë edhe për Kosovën nëse prokuroritë do të bashkëpunonin me njëra-tjetrën, por fatkeqësisht kjo ende nuk ka ndodhur.
Komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë më shumë pjesë për t’i afruar të dyja palët në bashkëpunim të përbashkët dhe kjo është ajo që unë personalisht do të insistoj. Të njëjtën gjë i kam kërkuar edhe kryeministrit Kurti.
Strukturat kriminale nga veriu i Kosovës, të cilat janë nën kontrollin e dy biznesmenëve kontravers, të cilët janë përfshirë edhe në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, janë zotër të jetës dhe vdekjes në veriun e Kosovës.
Me aktivitetet e tyre kriminale, të mbështetur nga zyrtarë të Listës Serbe, ata krijuan favelën më të madhe në zemër të Evropës në veri të Kosovës.
Ligjet nuk zbatohen në veri të Kosovës. Nga Beogradi këto struktura kanë përkrahje të parezervë, për të cilën populli serb është peng i tyre dhe më pas në ruajtjen e këtyre strukturave kriminalizohet i gjithë komuniteti serb dhe për këtë fajësohen zyrtarët e institucioneve të Kosovës.
I shpreha edhe kryeministrit Kurti qëndrimin se Lista Serbe, si strumbullar politik dhe epiqendër e krimit të organizuar, si dhe zyrtarët e saj të lartë, të hetohen nga autoritetet gjyqësore të Republikës së Kosovës për veprime korruptive dhe të përjashtohen nga jeta politike në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës.
Ne ia kushtuam pothuajse pjesën më të madhe të bisedës sonë procesit të Brukselit. Kam takuar kryeministrin Kurti me qëndrimet e tij për marrëveshjen përfundimtare.
Realiteti kosovar është Republika e Kosovës. Dhe kjo duhet t’u thuhet njerëzve. Hapur. Mjaft më me gënjeshtra, mitomani dhe fshehje. Sa më shpejt ta pranojmë realitetin, aq më shpejt do të jemi në rrugën drejt së ardhmes. Prangat u hoqën dhe frika u hodh tutje.
Një sërë vendimesh politike në periudhën nga viti 1999 e deri më sot e njohën Kosovën, duke përfunduar me Marrëveshjen e Brukselit. Pushteti legjislativ dhe ekzekutiv është nën juridiksionin e Republikës së Kosovës dhe gjithçka është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Çdo organizatë politike në Republikën e Kosovës është e regjistruar në pajtim me kushtetutën dhe ligjet e saj. Qytetarët e Kosovës mbrohen me ligjet e Kosovës, qofshin ata serbë, shqiptarë apo pjesëtarë të ndonjë bashkësie tjetër etnike.
Këto janë faktet dhe unë si përfaqësues i gjeneratës së re të politikanëve serbë nuk dua të fshihem pas atyre fakteve dhe të akuzoj të gjithë ata që e pranojnë realitetin politik të Kosovës si tradhtarë, siç bën presidenti i Serbisë, ai i cili kontribuoi më së shumti që Kosova të jetë shtet i pavarur.
Nuk e di nëse presidenti aktual i Serbisë do të akuzohet ndonjëherë për tradhti të lartë, por e di që do të mbahet mend për këtë.
Nuk dua të luaj lojëra me politikën kosovare dhe nacionalizmin e rrejshëm, që do t’i shkaktonte dëmin më të madh popullit tonë në Kosovë dhe do ta ndalonte integrimin serb në strukturat e shoqërisë kosovare.
Unë shikoj nga e ardhmja sepse nuk kam kohë për të kaluarën. /Danas/ /SJ FolDrejt/
Autori është kryetar i lëvizjes civile Odgovor