Ka nisur takimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobar dhe ndërmjetësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu, i tha Klan Kosovës se takimi mund të zgjasë rreth dy orë, njofton klankosova.tv, transmeton Fol Drejt.
Kujtojmë se mbajtja e këtij takimi vjen si rezultat i tensioneve në pjesën veriore të Kosovës, me rastin e marrjes së detyrave për kryetarë komunash në veri, të të zgjedhurve të rinj.