Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, do të takohen më 18 gusht në Bruksel.
Në këtë takim pritet të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët për zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur, raporton gazeta serbe Nova përcjell Klankosova.tv.
Agjenda ende nuk dihet për publikun, derisa pala serbe pret që në Bruksel të diskutohet për targat e veturave dhe dokumentet e identifikimit, siç shkruan gazeta kjo është një çështje e ktyer për Prishtinën.
Sipas gazetës Nova, nënshkrimi i kësaj deklarate pritet të jetë në rendin e ditës në Bruksel dhe konsiderohet si hap i madh në marrëdhëniet mes dyja palëve, përcjell Klankosova.tv.
Ndërkaq kryetari i Komisionit të Qeverisë së Serbisë për Personat e Zhdukurm Veljko Odaloviq, tha se nënshkrimi i kësaj deklarate ishte diskutuar edhe në raundet e mëparshme.
Odaloviq theksoi se teksti në masë të madhe ishte dakorduar por se ka pasur kërkesë edhe nga Prishtina.