Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, citohet nga mediat ndërkombëtare të ketë thënë se një takim i drejtpërdrejtë mes Vladimir Putinit dhe Volodymyr Zelenskyy, “mund të ndodhë dhe nuk duhet përjashtuar si mundësi”.
Ai fillimisht ka theksuar se ekipet negociatore fillimisht duhet ta bëjnë punën e tyre, duke shtuar se Putin zhvillon bisedë telefonike me homologun francez Emmanuel Macron, pothuajse çdo ditë, transmeton Telegrafi.
Peskov ka bërë të ditur se duhet shqyrtuar rrethanat, por se për asnjë moment sipas tij nuk duhet hedhur poshtë mundësia e një takimi mes dy liderëve.
Megjithatë Perëndimi është skeptik për një takim të tillë, për faktin se deri më tani Putin nuk ka shprehur as edhe një “fije” pendese për pushtimin rus në Ukrainë – e Zelenskyy ka theksuar disa herë se nuk e kanë ndërmend t’i nënshtrohen kërkesave të Moskës. /Telegrafi/