Ka nisur takimi në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Joseph Borell.
Ky takim po zhvillohet në kuadër të vizitës së Borell në Kosovë. Dialogu me Serbinë dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit pritet të jenë tema kryesore e kësaj vizite.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë sot do të takohet edhe me liderët e partive politike në Kosovë.
Por disa minuta më herët kreu i PDK-së, Kadri Veseli tha se nuk do marr pjesë në këtë takim si mesazh që takimi sot është i pakuptimtë në kushtet e mos ekzistencës së institucioneve të reja. Sipas Veselit çfarëdo iniciative për rinisje të dialogut me palën serbe është i tejkaluar dhe i paqëndrueshëm derisa Kosova vazhdon me qenë peng i inateve dhe paaftësive për të bërë kompromis dhe për të gjetur zgjidhje politike mes dy forcave politike Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.