Një takim i nivelit të lartë për marrëveshjen e grurit do të mbahet në Stamboll nga 10 deri më 11 maj, tha sot zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Vershinin.
“Po, nesër dhe pasnesër kemi një takim të nivelit të lartë në një format katërpalësh në Stamboll”, u tha ai gazetarëve, raportoi RIA Novosti.
Moska tha më parë se nuk do ta zgjasë marrëveshjen përtej 18 majit, kur ajo skadon, nëse nuk hiqen pengesat për eksportet ruse të grurit dhe plehrave, raportoi Reuters./FolDrejt/