Ministri i Mbrojtjes i Türkiye-s, Hulusi Akar, ka bërë të ditur se zyrtarët turq, ukrainas, rus, si dhe të Kombeve të Bashkuara (OKB) kanë ra dakord për të formuar një qendër koordinimi në Istanbul për eksportet e drithërave ukrainase.
Pas takimit, ministri Akar tha se takimi 4-palësh në Istanbul ishte “pozitiv dhe konstruktiv”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ai tha se pjesëmarrësit gjetën gjuhën e përbashkët në lidhje me çështjet teknike, si siguria e lundrimit në rrugët e transportit, si dhe kontrollet e përbashkëta në hyrje dhe dalje të porteve.
Akar shtoi se përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë do të mblidhen në Türkiye javën e ardhshme për të shqyrtuar detajet e marrëveshjes dhe po ashtu për të nënshkruar dokumentet përkatëse, duke e bërë marrëveshjen zyrtare./FolDrejt/