Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim Ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Haradinaj ka bërë të ditur se ka pritur në takim Ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ku kanë diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në vend.
Ai e ka njoftuar Hovenier për temat e diskutimit gjatë takimeve që kishte në Departmentin e Shtetit, ku ka kërkuar që dialogu strategjik Kosovë – Amerikë të shtrihet në marrëdhënie bilaterale dhe të ndodhë me hapa të përshpejtuar anëtarësimi i Kosovës në NATO.