Qemail Minxhozi, Ambasador i Shqipërisë në Kosovë, ka takuar Jefferey Hovenier, Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Minxhozi me Hovenier kanë biseduar për zhvillimet politike në Kosovë, transmeton Fol Drejt.
“Në rolin e tij si Dekan i Trupit Diplomatik, Ambasadori Minxhozi priti në takim ambasadorin e sapoardhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Sh.T.Z. Jeffrey Hovenier, gjatë së cilit patën rastin të bisedojnë për situatën politike në Kosovë, Rajon e më gjerë, si dhe aspekte të bashkëpunimit dypalësh” – ka njoftuar vetë Minxhozi.