Konferenca Rajonale e Drejtorëve të Policisë e cila po mbahet në Shkup, po tregohet mjaft e rëndësishme në krijimin e urave lidhëse për bashkëpunim ndërmjet organizatave policore në luftën ndaj krimit të organizuar, sfidave dhe mbështetjes, si dhe në realizimin e takimeve ndërmjet krerëve të organizatave policore.
Në kuadër të kësaj konference, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin
Mehmeti ka realizuar edhe një takim bilateral me shefin e përgjithshëm të Policisë së Greqisë
z.Konstantinos Skoumas, me të cilin diskutuan tema mjaft të rëndësishme me interes të
përbashkët për të dy vendet.
Kryesisht diskutimet janë fokusuar në krijimin dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy
organizatave policore, bashkëpunim ky i cili do të mund të realizohet edhe përmes takimeve të
ndërsjella dhe shkëmbimit të informacioneve që shërbejnë në interes të luftës ndaj krimit të
organizuar dhe sigurisë rajonale.
Ky takim rezultoi të jetë mjaft i frytshëm dhe pozitiv, përmes së cilit pritet të rritet edhe më tej
bashkëpunimi i ndërsjellë në fushën e sigurisë ndërmjet dy policive./FolDrejt/