Njëri nga të aksidentuarit në Lupç të Poshtëm të Podujevës ndërroi jetë në orët e para të 10 janarit.
Ai ishte Safet Maqastena nga Katunishta e Podujevës, që punonte në Pollatë të këtij qyteti si mësimdhënës klasor.
Për vdekjen e 37-vjeçarit më së shumti u mërzitën 3 nxënësit e tij në këtë fshat.
Ai njihej nga kolektivi i Shkollës Fillore “Shefki Latifi” si person korrekt dhe i ndershëm.
Varrimi i të ndjerit pritet të bëhet gjatë së dielës.