“Ju e thyeni rëndë ligjin, pasi gjuha e vetme zyrtare në Kuvendin e Maqedonisë është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik”. Ky ishte reagimi koordinatori i grupit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski, pasi ashtu siç paralajmëroi kryetari i legjislativit në takimin me gazetarë se seancat do ti udhëheq në gjuhën shqipe, seanca plenare për pyetje deputetësh filloi të zhvillohet në gjuhën shqipe.
Ndaj tij, kryetari Xhaferi u kundërpërgjigj se në asnjë mënyrë nuk është duke thyer ligjit, duke kujtuar se ligji për përdorimin e gjuhëve është në fuqi.
“Ligji për përdorimin e gjuhëve është në fuqi. Un pata durimin të pres rreth një vit që presidenti Gjorge Ivanov të vetëdijesohet dhe ta nënshkruaj ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe mos ta pengoj punën e Kuvendit”.
Me qenë se seanca vazhdoi të zhvillohet në gjuhën shqipe, deputetë të VMRO-së filluan që ta lëshojnë sallën.
Qeveria teknike kusht për zgjedhje të parakohshme
Iniciativa e VMRO-DPMNE-së për shpërbërjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nuk mund të vendoset në rend dite pa u formuar Qeveria teknike 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, siç parasheh Marrëveshja e Përzhinos, njoftoi kryeparlamentari Talat Xhaferi në një brifing me gazetarë. Ai tha se ky tanimë është obligim ligjor, ndërsa alternarivë e vetme mbetet që shpërbërja e Kuvendit të vijë në rend dite me iniciativë prej 61 deputetëve, raporton SHENJA.