Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka deklaruar se në aspektin formal në çdo moment institucionet e autorizuara për propozim ligj kanë mundësi procedurale që të parashtrojnë propozim ligj ose ndryshim të ligjeve përkatëse.
“Në aspektin esencial duhet pasur parasysh se ka grup ligjesh të cilat nuk varen vetëm si nga shumica e përgjithshme, por ka nevojë për shumicë të dyfishtë në të cilën grup të ligjeve është edhe ligji për përdorim të gjuhëve që nënkupton se përskaj shumicës së përgjithshme, duhet të ketë edhe shumicën e dyfishtë, gjegjësisht parimi i badenterit të respektohet dhe mendoj se çdokush që mendon se do të hyn në procedurë të ndryshimit dhe plotësimit të ligjit, duhet të ketë parasysh se duhet të siguron votimin e dyfishtë, gjegjësisht mbështetjen e deputetëve jomaqedonas, shumicës së tyre, të cilën shumicë e përbëjnë deputetët shqiptarë dhe unë besoj që deputetët shqiptar të cilit do qoftë subjekti politik, nuk besoj që kanë disponimin për të hyrë në një debat të tillë të përsëritur për çështjen që ka të bëjë me ligjin për përdorim të gjuhëve”, ka deklaruar Talat Xhaferi.
Ai tha se sa u përket vërejtjeve që institucionet nuk kanë mundësi në moment që të implementojnë të gjitha përcaktimet ligjore, është çështje e përgjegjësisë dhe obligimit të institucioneve që të zbatojnë ligjet përkatëse.
“Ekzekutivi dhe pushtetet tjera që janë të ndërlidhura me obligimin për zbatim të ligjeve që miraton parlamenti duhet të krijojnë parakushte për të zbatuar ligjet përkatëse, përfshirë edhe ligjin për përdorim të gjuhëve, kështu që mendoj se çdo nisëm që do të duhet të niset në parlament, do të duhet të jetë paraprakisht e dakorduar me deputetët shqiptarë që besoj se në këtë moment nuk ka ashtu disponimi”, është shprehur Talat Xhaferi