Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, është politikani i parë shqiptar që e ka vizituar Ukrainën.
Vizita u bë me ftesë të homologut të tij ukrainas, Ruslan Stefanchuk.
Xhaferi tha se lufta mban aromë tjetër dhe se është ndryshe nga si duket në fotografi.
“Sot, me ftesë të homologut tim Stefançuk jam në vizitë në Kiev. I vizitova Irpinin dhe Hostomelin. Lufta mban aromë tjetër në vendngjarje, ndryshe nga ajo në fotografi. Qetësia është ndryshe në zonat luftarake”.