Zyra për Komunikim me Publikun (ZKM), ka njoftuar se sot Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, pritet ta vizitojë Kosovën, transmeton Fol Drejt.
Në agjendë, ai e ka të planifikuar edhe takimin me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti pret në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi” – thuhet në njoftimin zyrtar.
Takimi pritet të fillojë nga ora 11:00./FolDrejt/