Talenti brazilian, Matheus França, ka nënshkruar një kontratë të re me Flamengon e vlefshme deri në qershor 2027, raporton Fabrizio Romano, përcjell Fol Drejt.
“Zyrtare, e konfirmuar. Talenti kryesor brazilian Matheus França ka nënshkruar një kontratë të re me Flamengon e vlefshme deri në qershor 2027”, shkroi Romano në Facebook.
Romano tha se ekipit anglez, Newcastle iu refuzua një paketë prej 20 milionë eurosh, por se klubi do të vazhdojnë të ndjekin Matheus.
“Klauzola e re e lirimit kap vlerën 200 milionë euro.”, tha në fund Romano. /FolDrejt/