Talibanët njoftuan sot se të gjitha aktivitetet suedeze në Afganistan duhet të ndërpriten menjëherë, për shkak të djegies së Kuranit para një xhamie në Stokholm muajin e kaluar.
“Pas fyerjes së Kuranit të Shenjtë dhe dhënies së lejes për të fyer besimet myslimane… Emirati Islamik i Afganistanit urdhëron të ndalojë të gjitha aktivitetet e Suedisë në Afganistan”, tha në një deklaratë zëdhënësi i administratës talebane Zabiullah Mujahid, raporton Reuters.
Nuk specifikohet se për kë zbatohet vendimi./FolDrejt/