Tanja Fajon, Zëvendëskryeministre dhe ministre e Jashtme e Sllovenisë, sot viziton Kosovën, shkruan Fol Drejt.
Ajo ka arritur mbrëmë në Prishtinë, ndërkaq sot do të nis takimet me krerët e shtetit.
Fajon pritet fillimisht të takohet me Presidenten e Vjosa Osmani, e pastaj edhe me zyrtarë të tjerë
“Në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon”, ka njoftuar zyra e Presidentes.
Pas takimit me Osmanin, kryediplomatja sllovene do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon. Takimi mbahet në orën 13:40”, thuhej në njoftim.
Fajon dhe vetë shteti slloven, janë avokues të të drejtave të kosovarëve, sidomos për sa i përket lirisë së lëvizjes./FolDrejt/