Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Tarvari ka deklaruar se partia e tij sipas sondazheve është duke udhëhequr bindshëm në Dibër. Ai ka potencuar se Aleanca ka një dallim prej 30-40% në raport me BDI-në
“Deri më tani nuk kemi negociuar, e as nuk kemi ndonjë marrëveshje me dikë, llogaritë, konkretisht për Dibrën janë që kandidati jonë është 30-40 për qind para atij të BDI – së. Por, të shohim se si do të zhvillohet situata në rrethin e dytë. Të gjitha kalkulimet janë të mundura, jemi të hapur për komunikim me të gjithë, por marrëveshje nuk ka”, ka deklaruar Taravari.
Zgjedhjet lokale në Dibër janë të rëndësishme sepse mund të luajnë rol vendimtar në koaliconet e ardhsme. Me shumë gjasë BDI dhe LSDM do hynë bashkarisht në zgjedhjet lokale ne Dibër, ndërsa kjo mund të stimuloj një koalicion në mes Aleancës dhe VMRO DPMNE për kryetarin e Dibrës. /Telegrafi.mk