Fol Drejt
E shtunë, 10 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Targat e pa (a)provuara

"Sekuencimi" dhe "shkallëzimi" si nocione politike

3 vjet më parë
in KRYESORE, TEMA E DITËS
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Qeveria e Republikës së Kosovës, me vendimin e fundit, ka vendosur që çështja e targave të kalojë nëpër tri faza të reja, duke e zbutur, në këtë mënyrë, edhe presionin ndërkombëtar mbi Kosovën. Targat me akronime serbe në qytetet veriore të Kosovës, sipas qeverisë, mbeten ilegale dhe ato duhet të zëvendësohen, por procesi do të bëhet më ngadalë se sa që qe paralajmëruar – shkruan Fol Drejt.

“Për tri javë, duke filluar nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit. Pastaj, nga 21 nëntori, për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes dhe më pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë, më 21 prill nuk mund të ketë sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës”, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë të mbajtur më 28 tetor.

Në opinionin publik në Kosovë, ky vendim i qeverisë është komentuar në mënyra të ndryshme. Disa e kanë cilësuar si “nënshtrim përpara presionit ndërkombëtar”, e disa sinkronizim i veprimeve me këta të fundit.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Ndarjen në tri faza e bëri vetëm disa ditë pas The Western Balkans Summit 2022 ku paralajmëroi se nuk do të ketë më shtyrje të afatit.

Jo shtyrje të afatit por sekuencim

Sekretari i Shtetit Anthony Blinken, i dërguari special për çështjen e dialogut nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobar e deri te ambasadori Jeffrey Hovenier kërkuan nga Qeveria e Kosovës që ta shtynte afatin e implementimit të marrëveshjes për targat, por deri para mbledhjes së fundit, ajo dukej e paevitueshme.

“I nderuari kabinet qeveritar, targat KM…. Janë targa ilegale, qeveria e Kosovës përmes vendimit ka obliguar pronarët e mjeteve me targa ilegale që të njëjtat t’i kthejnë në targa zyrtare RKS. Ne kemi zhvilluar diskutime të brendshme me ministrinë e linjës dhe organet e sigurisë dhe kemi ardhur në përfundim që të sjellim për propozim një vendim i cili bën sekuencim dhe shkallëzim të sanksioneve me rastin e zbatimit të këtij vendimi” – ka thënë Kryeministri Kurti në mbledhjen e fundit.

Petar Petkovic, drejtor i të ashtuquajturës zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, të premten tha se Qeveria e Kosovës ka përgatitur “ferrin për serbët e Kosovës prej 1 nëntorit” me vendimin, i cili sipas tij, është jolegjitim.

Sipas tij paralajmërimet për kalim në tri faza të procesit të targave, është një lajm i thatë:

“Kemi parë njoftime edhe nga Uashingtoni edhe nga Brukseli, por duhet të shohim veprime konkrete!”.

Për më shumë, ai e ka cilësuar vendimin si antiligjor dhe të dhunshëm:

“Kjo nënkupton që serbët që kanë targa KM tani duhet të riregjistrojnë veturat e tyre me të ashtuquajturat targa RKS. Kjo është absolutisht në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet që kemi negociuar në vitin 2011 dhe 2016″, thotë Petkoviq.

Ndërkaq Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), nëpërmjet një komunikate për media, u ka bërë thirrje qytetarëve të komunave me shumicë serbe, që t’i konvertojnë targat ilegale në RKS. Sipas MPB-së:

“Në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve do të vazhdojë regjistrimi i mjeteve të pajisura me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori i vitit 1999 deri më datë 21 prill 2022.

Qeveria e Republikës së Kosovës, me datë 28.10.2022 ka marrë Vendimin Nr.05/103 me të cilin ka vendosur që procesi i regjistrimit të këtyre mjeteve në targa RKS të bëhet i shkallëzuar në faza, deri në përmbylljen e këtij procesi legal dhe legjitim me datë 21 prill 2023.”

Megjithatë, në komunikatë, nuk epen detaje për numrin e aplikuesve apo detaje të tjera. Në të vërtetë, kjo ministri iu bënë thirrje qytetarëve serbë që të nxitojnë që t’i shfrytëzojnë lehtësirat nga qeveria:

“Të nderuar qytetarë, ju do të keni mundësi të përfitoni nga lehtësirat për regjistrim të mjeteve nga targa ilegale në targa RKS deri me datë 31 mars 2023 duke përfshirë: taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të Automjetit. Mjetet tuaja motorike mund t’i regjistroni në cilëndo qendër të regjistrimit, pavarësisht vendbanimit apo vendqëndrimit që kanë.

Me vendimin e ri, nga data 1 Nëntor 2022, të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë me targa ilegale, do të shqiptohet masa e qortimit, me kërkesën që të njëjtit të drejtohen në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS.

Nga data 21 Nëntor deri me datë 21 Janar, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës me targa ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE” “DA” apo “ĐA”, do të shqiptohet gjobë sipas legjislacionit në fuqi, në lartësi prej 150 euro.

Nga data 21 Janar 2023, pronarët e mjeteve me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, për të hyrë dhe qarkulluar në territorin e Republikës së Kosovës, duhet të pajisen me targa provuese duke e pasur të drejtën e regjistrimit me targa RKS me lehtësirat e parapara.

Nga data 31 mars deri me datë 21 prill 2023, do të mundësohet regjistrimi i mjeteve me “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo“ĐA” në targa RKS, por të  njëjtat nuk do të mund të shfrytëzojnë lehtësirat e ofruara deri me këtë datë.

Pas datës 21 prill 2023, nuk do të lejohet hyrja apo qarkullimi i mjeteve motorike që posedojnë targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo“ĐA”  brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Duam të sigurojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se ky proces ka për synim  ligjshmërinë në shtetin tonë, rritjen e sigurisë në trafik dhe nuk është i drejtuar ndaj asnjë etnie të caktuar.

Ftojmë të gjithë qytetarët tanë, të cilët posedojnë mjete të pajisura me targa ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo“ĐA”, që të regjistrojnë mjetet e tyre me targa RKS dhe bashkërisht të përfundojmë me sukses këtë proces” – thuhet në komunikatë, pa dhënë detaje të tjera shtesë rreth procesit.

 Çfarë ishte sekuencimi?

Albinot Maloku – Analist politik

Analisti politik Albinot Maloku për Fol Drejt ka thënë se me vendimin e ri, Kurti dhe kabineti i tij dolën joserioz karshi zhvillimeve.

“Vendimi i fundit tregon, në mes tjerash, edhe papjekurinë politike të estabilishmentit aktual. Në vend që të mos vinte deri te kjo situatë, e të mos i thotë fjalët e fundit në fillim, ajo në fund doli në një pozicion komik.

Por prej gjithë kësaj mësuam diçka të re, se edhe Kurti, përkundër karakterit të fortë e të vendosur siç ka qejf ta luaj, di t’iu nënshtrohet presioneve ndërkombëtare.”

Sipas tij, vendimi për targat do të jetësohet, por jo pa dritën e gjelbër të miqve ndërkombëtarë dhe sidomos amerikanëve.

“Së pari duhet të thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës që përmes ri-regjistrimit të targave nga ato ilegale në legale të vendoset ligjshmëria në gjithë teritorin e Republikës ishte i drejtë. E dyta ky vendim rrjedh nga Marrëveshjet e Brukselit për lëvizjen e lirë, mes Kosovës e Serbisë të lehtësuar nga BE dhe si i tillë duhet zbatuar. Dhe, e treta gjetjet e modaliteteve kreative të Qeverisë së Kosovës pas presioneve të faktorit ndërkombëtar për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit, i cili do të duhej të hynte në fuqi nesër, janë të njëanshme dhe që e sollën Qeverinë para aktit për të treguar pafuqinë e pavendosmërinë e saj. Qeveria duke e ditur pafuqinë e saj duhet të koordinohet me faktorët vendosës në Kosovë, për të mos sjell situata të prishjes së imazhit e raporteve të Republikës me miq dhe aleatët.”

Sipas një pjese të opinionit, hë për hë, një problem i madh është evituar – duke u shtyrë përkohësisht, andaj energjitë e qeverisë do të duhej të përqendroheshin në problemet e brendshme, të cila nuk janë aq të lehta për t’u zgjidhur./FolDrejt/

Tags: BlinkenEscobarKosoveQeveria e KosovesRKSSerbiSHBAtargatVendimi
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Sportistët më të paguar për vitin 2022

Lajmi tjetër

Shtetet më religjioze në botë

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KRYESORE

Flamuri i shpresës

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM